Aksident i rëndë në autostradë: Betonierja bie nga mbikalimi i Saukut, një i vdekur e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në autostradën Tiranë-Elbasan, afër zonës së TEG-ut, ku një betoniere ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar nga lartësia e rrethrrotullimit të Saukut. Për pasojë, drejtuesi i mjetit të rëndë ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime të rënda.

Sipas raportimeve fillestare, betonierja ka përfunduar mbi një automjet “Audi” që qarkullonte poshtë në autostradë. I plagosuri është pikërisht shoferi i kësaj makine, i cili ndodhet në gjendje kritike shëndetësore. Lajmin e ka bërë me dije gazetarja e News24, Xhensila Kodra.

Të lidhura

None found

Autoritetet nuk kanë përcaktuar ende me saktësi rrethanat e aksidentit. Dyshimet e para flasin për shpejtësi tej kufijve të lejuar apo për humbje të kontrollit të drejtimit. Nga të dhënat e deritanishme, viktima është drejtuesi i betonieres, dhe i vetmi tjetër i përfshirë në përplasje është i plagosuri, drejtuesi i mjetit “Audi”.


Shtuar 22.07.2026 17:21

matbetmatbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet giriş