Mëngjesin e sotëm 22 korrik 2026, një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Kukësit, ku një punonjës i policisë nga Kosova, është gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit Morinë.
Viktima është identifikuar si shtetasi Shaban Hajdari 35-vjeç, banues në Prizren dhe pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në këtë qytet.
Të lidhura
None found
Sipas informacioneve policore, trupi i tij u gjet pa shenja jete rreth orës 08:25 të datës 22 korrik 2026.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 35-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një vetëvrasjeje me armë zjarri pistoletë.
Arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia e Shtetit, bëri të ditur se po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e sekuestruar është arma e shërbimit të efektivit, si dhe për sigurimin e të gjitha të dhënave që do t’i shërbejnë dokumentimit të plotë ligjor të rastit.
