Sean Penn mbetet dashuria e jetës për Madonnën, projekti i ri muzikor e lidh edhe më ngushtë me të bijën Lourdes

Një person i afërt me Madonnën ka rrëfyer se pavarësisht toneve të ashpra ndaj ish-bashkëshortit Sean Penn në albumin e fundit, aktori i njohur vazhdon të jetë dashuria më e thellë e këngëtares.

Sipas informacioneve të Page Six, projekti “Confessions on a Dance Floor Part II” përmban referenca për disa figura kyçe në jetën e artistes, përfshirë vëllain e saj të ndjerë, njerkën dhe Penn-un, me të cilin ajo u martua në vitet ’80 duke tërhequr vëmendjen e medieve. Një prej këngëve përshkruan ndjesinë e frikës dhe pasigurisë që ajo provoi gjatë lidhjes së tyre.

Të lidhura

None found

Por miku i ngushtë i “Mbretëreshës së Popit” pohon se Sean Penn nuk ka reshtur asnjëherë së qeni personi më i dashur në jetën e saj.

Albumi i ri përmban gjithashtu një bashkëpunim shumë personal me vajzën 29-vjeçare, Lourdes Leon. Sipas rrëfimit të këngëtares, ishte pikërisht Lourdes ajo që sugjeroi krijimin e një kënge së bashku si rrugë drejt shërimit të raportit mes tyre.

Burime pranë yllit të muzikës zbulojnë se marrëdhënia e tyre ka qenë e trazuar në të kaluarën. Lourdes e përjetonte rritjen nën një disiplinë tepër të ashpër, ndërsa Madonna mundohej nga ndjenja e fajit për ekspozimin e vazhdueshëm që vajza përjetoi duke u rritur në qendër të vëmendjes globale.

Në duetin e tyre, artistja i drejtohet së bijës me emrin e përzemërt “yll i vogël”, i njëjti pseudonim që përdori për të në diskun “Ray of Light” të vitit 1998, kur Lourdes ishte vetëm dy vjeç.

Sipas burimit të afërt, distanca erdhi edhe nga nevoja e Lourdes për të krijuar personalitetin e vet pa u etiketuar thjesht si bija e një ikone botërore.

Gjatë gjithë karrierës së saj si nënë e gjashtë fëmijëve, Madonna është kritikuar shpesh për metodat e saja të rrepta prindërore. Burimet tregojnë se ajo vendoste kufizime strikte për pajisjet elektronike dhe mbante një regjim të fortë disiplinor në familje.

Vetë Lourdes e ka përshkruar më parë nënën e saj si një person që ka nevojë të kontrollojë gjithçka dhe ka treguar se pas mbarimit të gjimnazit ndjeu domosdoshmërinë e pavarësisë për të ndërtuar rrugën e saj në jetë.

Megjithatë, situata duket se ka ndryshuar dukshëm për mirë. Sipas njerëzve pranë çiftit nënë-bijë, ky bashkëpunim artistik i ka ndihmuar të tejkalojnë konfliktet dhe të rigjejnë njëra-tjetrën.

“Madonna dhe Lola kanë kaluar sfida në lidhjen e tyre, por falë kësaj kënge tani po ecin shumë mirë”, ka pohuar personi i afërt për Page Six.


Shtuar 22.07.2026 07:53

matbetmatbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet giriş