Mesditën e sotme, dy fëmijë kanë pësuar dëmtime të lehta në një aksident të ndodhur në qytetin e Kukësit.
Policia bëri të ditur paraprakisht se ngjarja u regjistrua rreth orës 13:30, në rrugën “Dituria”. Shtetasja V. D., e cila drejtonte automjetin, dyshohet se humbi kontrollin, duke dalë nga rruga dhe u përplasur me murin e një subjekti.
Të lidhura
None found
Në aksident u lënduan lehtë dy pasagjerët, fëmijët 10 dhe 7-vjeç të drejtueses së mjetit. Pasi morën ndihmën e nevojshme mjekësore, ata u larguan për në banesë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
