Barcelona nuk ndalet pas Adeyemit, siguron edhe një tjetër sulmues

Barcelona po vijon me ritëm të lartë lëvizjet e saj gjatë afatit kalimtar të verës.

Pak ditë pasi u afrua me transferimin e sulmuesit Karim Adeyemi, klubi katalunas ka arritur të sigurojë një tjetër përforcim për skuadrën.

Të lidhura

None found

Sipas gazetarit të njohur italian Fabrizio Romano, Barcelona dhe Club Brugge kanë arritur marrëveshjen përfundimtare për kalimin e anësorit 18-vjeçar Jesse Bisiou.

Romano raporton se bisedimet mes dy klubeve janë mbyllur me sukses dhe tashmë po bëhet shkëmbimi i dokumenteve, përpara se futbollisti të kryejë testet mjekësore.

Për këtë transferim, Barcelona do të paguajë 8.5 milionë euro. Club Brugge, ndërkohë, do të mbajë 20 për qind të të drejtave nga një shitje e ardhshme e lojtarit.

Në ditët e ardhshme, Bisiou pritet të udhëtojë për në Barcelonë, ku do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore. Pas tyre do të plotësohen procedurat përfundimtare që i paraprijnë zyrtarizimit të marrëveshjes.

Afrimi i talentit të ri është kërkuar me këmbëngulje nga drejtori sportiv Deco. Kjo lëvizje është në linjë me politikën e Barcelonës për të investuar te futbollistët premtues, paralelisht me përpjekjet për ta përforcuar ekipin e parë për sezonin e ri.


Shtuar 21.07.2026 15:13

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibom