Pasditen e kësaj të hëne, një vatër zjarri është shfaqur në krah të autostradës Fier–Vlorë, duke përfshirë një sipërfaqe me gjatësi rreth 2 kilometra përgjatë rrugës.
Tymi i dendur dhe përhapja me shpejtësi e flakëve kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe kanë krijuar rrezik në këtë aks.
Të lidhura
None found
Disa automjete zjarrfikëse janë dërguar në zonë. Ekipet po ndërhyjnë për të vënë nën kontroll vatrën, për të shuar flakët dhe për të penguar zgjerimin e mëtejshëm të zjarrit.
Deri në rikthimin e situatës në normalitet, drejtuesve të mjeteve u kërkohet të lëvizin me kujdes maksimal në këtë segment dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore, si dhe udhëzimet e autoriteteve.
