“Rama braktisi papritmas Reformën Territoriale”, Berisha: Synon të reduktojë numrin e Bashkive me 25, qytetarët të dalin në protestë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se ka braktisur reformën territoriale dhe po vijon, pasi sipas tij, “projektin e shpopullimit” të vendit përmes reduktimit të numrit të bashkive.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë dhe t’u bashkohen protestave, duke e cilësuar mbrojtjen e interesave të komuniteteve lokale si një çështje jetike.

Të lidhura

None found

“Të nderuar deputetë, e vërteta është se pavarësisht se ky parlament në mënyrë absolute nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë, BE në procesin e integrimit, në krye të radhës përcaktoi dy detyra më kryesore: reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe reformën gjithëpërfshirëse territoriale. Të bindur se me Edi Ramën ka vetëm anti-reformë, por në mbështetje të kërkesave te qytetarëve të shumtë nga mbarë territori i vendit, në mbështetje të përpjekjeve tona për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, ne morëm pjesë në dy grupet e ngritura për këto reforma themelore.

Me një kusht të vetëm: për reformën zgjedhore të merret ekspertiza e ODIHR, për reformën territoriale të merret ekspertiza e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës. E vërteta është se përfaqësuesit e opozitës në këto komisione kanë dhënë një kontribut shumë të çmuar. Por mbi të gjitha kanë qenë zëdhënës të interesave të qytetarëve. Qeveria e konfederatës helvetike, por edhe përfaqësuesi i BE në Tiranë, kanë treguar mbështetje të plotë dhe interes të madh për këto dy reforma.

Papritmas, Edi Rama tërhiqet de facto nga reforma territoriale dhe mbyll procesin duke vazhduar projektin e tij të shpopullimit të plotë të mëtejshëm të Shqipërisë. Ka parashikuar reduktimin me 25 bashki nga Konispoli në Krumë në të gjithë territorin e vendit.

Dhe kjo përbën një praktikë të qartë shpopullimi. Ndaj dhe unë jam këtu për t’iu drejtuar qytetarëve shqiptarë: ngrihuni në këmbë për të mbrojtur interesat jetike të komuniteteve tuaja. Një protestë qytetare, e pashembullt në 30 vite, mblidhet çdo natë në rrugët dhe sheshet e Tiranës, bashkojuni kësaj proteste për të mbrojtur interesat më jetike të komuniteteve tuaja”, theksoi Berisha.


Shtuar 20.07.2026 14:05

matbetmatbetJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişcasibom