Një mbrëmje që pritej të ishte gëzim i pastër në Ciudad Rodrigo të provincës Salamanca, pas triumfit të dytë të Spanjës në Kupën e Botës, mori një kthesë tronditëse kur një adoleshent 13-vjeçar gjeti vdekjen në mes të celebrimeve pas finales së fituar ndaj Argjentinës.
Të lidhura
None found
Viktima u godit nga fragmentet e një shatërvani që u shemb për shkak të mbingarkesës së personave që ishin ngjitur aty. Sipas të dhënave paraprake të raportuara nga shtypi spanjoll, i riu ndodhej bashkë me qindra moshatarë pranë një burimi në shesh, një hapësirë e njohur si vend grumbullimi tradicional gjatë festave të qytetit.
Megjithë reagimin e menjëhershëm të qytetarëve të pranishëm dhe efektivëve të policisë lokale, të cilët ia dolën ta nxirrnin nga materialet e shembura, i mituri rezultoi pa jetë që në momentin e nxjerrjes së tij.
Gjatë të njëjtit incident u lënduan edhe dy persona të tjerë, të cilët u transportuan menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
