PERLË/ Ernest Muci shënon golin e parë në Poloni, çfarë goli (VIDEO)

Ernest Muçi i jashtëzakonshëm në ndeshjen e parë të kampionatit polak për sezonin e ri, Legia Varshvë – Wisla Plock.

I aktivizuar titullar në radhët e kryeqytetasve, ish-sulmuesi i Tiranës zhbllokoi takimin në minutën e 28-të me një goditje spektakolare nga distanca, duke mrekulluar tifozët e pranishëm në stadium.

20-vjeçari tiranas, i cili gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar luajti në vetëm 232 minuta me Legian në kampionat, pasi mori një top nga e majta, u zhvendos drejt qendrës, duke shmangur një kundërshtar, për të lëshuar më pas një predhë nga 25 metra, e pakapshme nga portieri kundërshtar.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me epërsinë e një goli të Legias falë një perle të sulmuesit shqiptar.

 


Shtuar 24.07.2021 21:34