Çështja Balluku në raportin e KE-së: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion me tenderat, Kuvendi nuk i hoqi imunitetin; ngrihet alarmi për pandëshkueshmëri

Komisioni Europian ka përfshirë në raportin për sundimin e ligjit në Shqipëri edhe zhvillimet rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ajo po hetohet nga SPAK për çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe procedurat e tenderimit.

Dokumenti ndalet te vendimi i Kuvendit për të mos pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të Ballukut si deputete. Sipas Komisionit Europian, ky qëndrim ngre shqetësime për barazinë para ligjit, si dhe për funksionimin e mekanizmave të kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve.

Të lidhura

None found

Në raport theksohet se refuzimi i Parlamentit për t’ia hequr imunitetin një deputeti ka krijuar pikëpyetje lidhur me respektimin e parimit të barazisë përpara ligjit dhe të ekuilibrit mes pushteteve.

Sipas BE-së, në mars 2026, Kuvendi hodhi poshtë kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të një deputeti të akuzuar për cenimin e parimit të barazisë në procedurat e tenderimit.

Komisioni Europian vlerëson se ky refuzim ka shtuar shqetësimet për ndarjen e pushteteve dhe për rrezikun që zyrtarët e lartë të mos trajtohen njësoj përpara ligjit.

Një tjetër çështje e evidentuar në dokument është iniciativa e një grupi deputetësh të shumicës qeverisëse për të ndryshuar Kodin e Procedurës Penale. Propozimi synonte të zgjeronte kategorinë e zyrtarëve ndaj të cilëve nuk mund të zbatohet pezullimi nga detyra si masë paraprake gjatë proceseve gjyqësore.

Brukseli paralajmëron se ndryshime të tilla mund të dobësojnë efektivitetin e hetimeve penale, përfshirë ato për korrupsion në nivelet e larta të administratës. Edhe momenti kur u paraqitën këto propozime, sipas raportit, mund të krijojë perceptimin e pandëshkueshmërisë.

Nga ana tjetër, raporti i BE-së njeh përparimin e Shqipërisë në reformën në drejtësi dhe vlerëson veprimtarinë e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Megjithatë, ndërhyrjet politike, mbrojtja që sigurohet përmes imunitetit dhe nismat ligjore të perceptuara si pengesë për hetimet vijojnë të konsiderohen problematike për sundimin e ligjit.


MatbetjojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobet girişjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş