Mickoski thotë se janë përmbushur obligimet e axhendës evropiane

Kryeministri Hristijan Mickoski bëri të ditur se më 15 korrik është dorëzuar në Bashkimin Evropian një dokument ku detyrimet e realizuara janë evidentuar në mënyrë të plotë. Sipas tij, ky veprim dëshmon sërish se procesi i reformave po zhvillohet me përgjegjësi, transparencë dhe angazhim të qartë për përmbushjen e axhendës evropiane.

Të lidhura

None found

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Mickoski u shpreh i bindur se ritmi i zbatimit do ta vendosë vendin përpara shumë të tjerëve, pavarësisht përpjekjeve për ta ngadalësuar procesin përmes bllokimit të Kodit zgjedhor.

“Përcaktimi ynë mbetet i pandryshuar, reformat do të vazhdojnë, sepse ato janë në interes të shtetit, institucioneve dhe qytetarëve”, shkroi Mickoski.

Ai njoftoi gjithashtu se do të marrë pjesë në shënimin e ditëlindjes së Komitetit komunal të OBRM-PDUKM-së në Manastir.

Edhe presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, ashtu si kryeministri, ka deklaruar se pret një përgjigje pozitive nga BE-ja, duke vlerësuar se Maqedonia e Veriut është shtet lider në zbatimin e reformave.


Shtuar 17.07.2026 14:01

MatbetjojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş