VLEN publikon dokumentin dhe kundërshton pretendimet e BDI-së për “botën serbe”

Koalicioni VLEN ka dalë me një reagim ndaj akuzave të përsëritura nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), duke bërë publik, sipas tij, një njoftim zyrtar të Presidencës së Serbisë. VLEN pretendon se dokumenti pasqyron çështjet e trajtuara në takimin ndërmjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Të lidhura

None found

Sipas këtij koalicioni, komunikata e Presidencës së Serbisë i referohet edhe “avancimit të pozitës së serbëve në Maqedoninë e Veriut”. VLEN e interpreton këtë si dëshmi se, në periudhën kur BDI ishte pjesë e pushtetit, çështja shqiptare nuk ka qenë prioriteti i saj.

Në deklaratën e saj, VLEN thotë se dokumenti hedh poshtë narrativën e BDI-së për të ashtuquajturën “botë serbe”. Sipas koalicionit, subjektet që tani akuzojnë rivalët politikë kanë marrë pjesë më parë në takime ku janë diskutuar tema që, sipas tyre, nuk përputhen me prioritetet e shqiptarëve.

“BDI nuk mund t’i mbulojë mëkatet me konferenca për shtyp e me shpifje. Dokumentet nuk gënjejnë. VLEN nuk merret me propagandë. Ne flasim me fakte”, thuhet në reagimin e koalicionit.


Shtuar 17.07.2026 10:08

MatbetEsenyurt EscortmatbetjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet