Një person i mbajtur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka humbur jetën rrugës për në spitalin rajonal, ku mbërriti pa shenja jete.
Ai kishte shfaqur shqetësime shëndetësore brenda qelisë dhe për këtë arsye u nis me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por pavarësisht ndërhyrjes, nuk arriti të shpëtonte.
Të lidhura
None found
Deri tani, shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten të pazbardhura, ndërsa autoritetet pritet të dalin me një deklaratë zyrtare për të sqaruar më shumë hollësi.
