Një ndërtesë trekatëshe u rrëzua mbrëmjen e së martës në Benetússer, qytet pranë Valencias në Spanjë.
Ayer en Benetússer, Valencia
Të lidhura
None found
No hay heridos afortunadamente pic.twitter.com/j5FZgu8lyR
— Constitución Española de 1978 (@_constitucion78) July 15, 2026
Nuk u raportuan persona të lënduar, pasi banorët kishin dalë nga godina pak minuta përpara shembjes. Ata kishin konstatuar çarje në mure dhe kishin dëgjuar zhurma të pazakonta, çka i bëri të dyshonin për një rrezik të mundshëm.
Departamenti i Zjarrfikësve të Valencias bëri të ditur se njoftimi u mor rreth orës 22:01. Banorët e rrugës Las Américas sinjalizuan dëmtimet në strukturën e ndërtesës dhe tingujt që sugjeronin se ajo mund të shembej.
Sipas El País, godina kishte një kat përdhes dhe tre kate banimi, ku në secilin prej tyre ndodhej nga një apartament. Ajo ishte e vendosur pranë një parcele ku po kryhen punime për ndërtimin e një godine tjetër.
Në zonë u dërguan zjarrfikësit dhe drejtuesit e Shërbimit të Zjarrfikësve. Në momentin e mbërritjes së tyre, banorët e kishin lënë tashmë ndërtesën. Pasi u vendos perimetri i sigurisë, pallati u shemb tërësisht vetëm disa minuta më vonë.
Un edificio de tres plantas ubicado en Benetússer (Valencia) se ha desplomado en la noche de este martes sin causar daños personales. Minutos antes, los vecinos habían abandonado el inmueble tras detectar grietas y escuchar ruidos https://t.co/W0BqYMnJY5 pic.twitter.com/xp23UKYpj9
— EL PAÍS (@el_pais) July 15, 2026
Autoritetet konfirmuan se nën rrënoja nuk mbeti asnjë person dhe se nuk pati të plagosur.
Ndërkohë, për arsye sigurie, u urdhërua evakuimi edhe i një ndërtese tjetër pranë vendit të incidentit, deri në kryerjen e kontrolleve nga teknikët e Bashkisë së Benetússerit. Zjarrfikësit janë duke koordinuar veprimet me autoritetet vendore dhe me kompanitë e furnizimit me gaz e energji elektrike, për të siguruar zonën.
Rrethanat që çuan në shembjen e ndërtesës vazhdojnë të hetohen. Mediat lokale raportojnë se pranë saj po zhvilloheshin punime ndërtimore, por ende nuk është vërtetuar nëse ato lidhen me incidentin.
