Ilir Panda tërhiqet nga gjykimi i dosjes “Veliaj”/ Kolegji i ri që do të shqyrtojë ankesën e kryebashkiakut

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, është dorëhequr nga trajtimi i çështjes penale të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Menjëherë pas këtij veprimi, u caktua kolegji i ri gjyqësor për të shqyrtuar rekursin e Veliajt në këtë gjykatë.

Trupa gjykuese tani përbëhet nga Sandër Simoni, i cili do të jetë relator i dosjes, dhe anëtarët Sokol Binaj e Albana Boksi.

Të lidhura

None found

Rikthimi i dosjes në Gjykatën e Lartë erdhi si pasojë e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese më 25 maj, ku me një shumicë prej 5 votash kundër 3, u urdhërua rishqyrtimi i saj.

Erion Veliaj qëndron në paraburgim që nga data 10 shkurt 2025. Ai dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, përballen me akuza për korrupsion në 9 episode të veçanta. Mbi kryebashkiakun bien edhe vepra të tjera penale, si shpërdorimi i detyrës dhe pastrimi i parave.

Tani pritet që trupa e sapoformuar e Gjykatës së Lartë të marrë në shqyrtim rekursin e Veliajt dhe të përcaktojë hapat e mëtejshëm ligjorë. Në vendimin e saj, ajo do të duhet të vlerësojë nëse masa e sigurisë “arrest në burg” është në përpjesëtim me rrethanat e çështjes.


MatbetCasibomEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetultrabetGalabetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş