Sulm ajror në Deir al-Balah, shuhen prindërit dhe vajza 6-vjeçare; i mituri tjetër shpëton me plagë nga rrënojat

Një tragjedi e rëndë ka goditur Rripin e Gazës, ku tre pjesëtarë të së njëjtës familje gjetën vdekjen gjatë një bombardimi izraelit, teksa fëmija tjetër i çiftit u nxor me shenja jete mes mbeturinave të banesës së shkatërruar.

Ngjarja u regjistrua në lokalitetin Deir al-Balah, ku aviacioni izraelit goditi një ndërtesë, duke i marrë jetën Omar Abu Qassem, bashkëshortes së tij Asma dhe vajzës së tyre Habiba. I vetmi që arriti t’i mbijetonte sulmit ishte djali i familjes, i cili u dërgua me urgjencë në spital për shkak të plagëve të marra.

Të lidhura

None found

Të dhënat paraprake u bënë të ditura nga burime mjekësore përmes agjencisë palestineze të lajmeve Wafa. Në anën tjetër, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nuk reaguan fillimisht mbi këtë operacion. Megjithatë, e përditshmja Times of Israel, duke iu referuar një zyrtari ushtarak, shkroi se shënjestra e goditjes ishte një militant i lëvizjes Hamas.

https://x.com/WAFANewsEnglish/status/2077346231936852204

Kjo viktimë e rëndë civile vjen në një moment kur përpjekjet ndërkombëtare për të arritur një armëpushim po përballen me pengesa të vazhdueshme. Negociatat e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara dhe të pranuara nga Izraeli në tetor të vitit të shkuar, nuk kanë dhënë ende asnjë rezultat konkret, duke lënë në vendnumëro zbatimin dhe thellimin e marrëveshjes.

Sipas të dhënave më të fundit, dështimi i dialogut ka sjellë një përshkallëzim të ri të dhunës. Që prej nënshkrimit të asaj marrëveshjeje, mbi 1 mijë palestinezë dhe katër ushtarë izraelitë kanë humbur jetën. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza raportoi se në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 13 viktima të tjera dhe 18 të plagosur.


Shtuar 15.07.2026 16:08

MatbetCasibomEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetultrabetGalabetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş