Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari ka ndarë një moment nga jeta e saj private, duke folur për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, Dorin.
Përmes një rubrike pyetjesh me ndjekësit në rrjetet sociale, Olta ka pranuar të përgjigjet për tema të ndryshme, ndërsa një prej pyetjeve lidhej me historinë e saj të dashurisë me partnerin, me të cilin ka krijuar edhe familjen e saj.
Të lidhura
None found
E pyetur për marrëdhënien me Dorin, aktorja zgjodhi një përgjigje të shkurtër, por domethënëse: “Kam pasur fat”.

Fjalët e saj tregojnë vlerësimin për lidhjen që kanë ndërtuar ndër vite dhe për familjen që kanë krijuar së bashku.
Olta Gixhari ka preferuar që pjesën më të madhe të jetës private ta mbajë larg vëmendjes publike, por herë pas here ndan me ndjekësit momente të veçanta nga përditshmëria.
Aktorja dhe bashkëshorti i saj janë prindër të dy djemve, ndërsa familja mbetet një nga prioritetet kryesore të saj.
Aktualisht, Olta është larg angazhimeve në ekran dhe po i kushton më shumë kohë jetës familjare.
