Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur ish-kryetarin socialist të Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi.
Kokoneshi akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Të lidhura
None found
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, zyrtarët e bashkisë kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë procedurës së dhënies me qira të disa pasurive që janë përdorur për impiante diellore me afat shfrytëzimi 10-vjeçar, ndërkohë që në ASHK ishin të regjistruara si tokë bujqësore.
