Ndërsa gjyqi për atentatin e 1 nëntorit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, sot deputet i PD-së, po vijon, Gjykata merr një vendim të rëndësishëm përsa i përket procesit të dëgjesave dhe dëshmive.
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për thirrjen dhe pyetjen si dëshmitar të ish-deputetit Halit Valteri, në procesin gjyqësor ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës.
Të lidhura
None found
Dy të pandehurit akuzohen nga SPAK për përfshirje në atentatin e ndodhur në mbikalimin e Shkozetit, ku objektiv i sulmit ishte ish-prokurori Arjan Ndoj, teksa ai vetë mbeti i plagosur.
Nga atentati humbi jetën Andi Maloku, i cili drejtonte automjetin dhe ishte shofer i ish-prokurorit, ndërsa Arjan Ndoj dhe Aleksandër Laho mbetën të plagosur.
