Dhuna brutale në Fier nga tre vajza/ Adoleshentja me sy të nxirë dhe flokë të shkulur, babai zbulon si e mori vesh ngjarjen

Data 8 qershor është shndërruar në një ditë tmerri për një 17-vjeçare nga Fieri. Sipas hetimeve, tre vajza, përfshirë një 20-vjeçare dhe dy 15-vjeçare, e sollën adoleshenten në shtëpinë e njërës prej tyre dhe e goditën fizikisht.

Ajo që e bën rastin edhe më shokues është se agresioni nuk u krye në fshehtësi. Veprimet u regjistruan me celular dhe agresoret, sipas raportimeve, qeshnin e inkurajonin njëra-tjetrën.

Të lidhura

None found

Pamjet u bënë publike vetëm kohët e fundit, duke rikthyer vëmendjen mbi fenomenin shqetësues të bullizmit e dhunës mes të rinjve, një dhunë që në ditët e sotme nuk mjafton të kryhet, por ka nevojë edhe për një publik.

E shoqëruar nga nëna e saj, vajza e mitur e paraqiti menjëherë rastin në polici. Ajo ka deklaruar se ishte çuar me forcë në banesën ku ndodhi dhunimi.

Babai i të miturës që pësoi dhunën ndau detaje tronditëse në programin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti.

“Kam komunikuar me vajzën, tashmë është disi më mirë. Atë ditë pata një ndjesi të keqe dhe e telefonova. Në fillim ajo hezitoi të më tregonte. Kur e mora sërish, nuk po ma kthente telefonin. Më vonë më njoftoi se ndodhej në spital duke marrë serum, pasi nuk ndihej mirë”, tregoi ai.

Babai rrëfeu se më pas kontaktoi me bashkëshorten dhe i kërkoi të udhëtonte për në Fier që të tërhiqte vajzën. Detajet e plota të ngjarjes i morën vesh nga një e afërme që kishte parë pamjet filmike. Ai vetë punon në Orikum.

“Vajza më ka sqaruar se i njihte ato shoqe përmes shoqesh të përbashkëta. E kanë pritur sapo doli nga kursi. I thanë se donin të zbardhnin diçka dhe e çuan në shtëpi. Më pas ndodhi ajo që e pamë të gjithë”, shtoi prindi i shqetësuar.

Ai pohoi se në muajin qershor paraqiti personalisht një ankesë në komisariat, por nuk u ndërmor asnjë veprim i menjëhershëm.

Gjithashtu, babai përshkroi gjendjen e rëndë fizike të të bijës: “Vajza kishte shenja dhune nga koka te këmbët. Kishte dëmtime pas veshit, plagë në kokë, flokë të shkulur dhe mavijosje të theksuara te sytë. Edhe pse personeli mjekësor e pa se në çfarë gjendje ishte, e trajtuan vetëm me një serum”.

Lidhur me arsyet e largimit nga shkolla, babai shpjegoi se e bija, që më parë ndiqte një kurs parukerie, u detyrua të ndërpriste mësimin pasi i bie të fikët gjatë orëve të shkollës.

Sipas tij, mjekët kishin konstatuar se vajza nuk kishte probleme shëndetësore. Ai e mbylli rrëfimin duke thënë se tani gjendja e saj është përmirësuar lehtë, por më parë ajo ishte në kushte shumë të këqija.


Shtuar 13.07.2026 12:36

matbetfixbetjojobetEsenyurt EscortmatbetjojobetJojobetJojobetjojobetJojobetcasibomHoliganbetcasibomJojobetjojobetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibom girişşanlıurfa haberBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş