Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, ndërsa ka nënvizuar se avancimi i saj në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian lidhet me reformat në sundimin e ligjit dhe respektimin e standardeve demokratike.
Të lidhura
None found
Në një postim në X, Parlamenti Evropian shkruan: “Serbia duhet të tregojë angazhim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian.
Përparimi drejt anëtarësimit në BE është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe forcimit të standardeve demokratike.
Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Për zgjidhjen e krizës politike nevojiten zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
