Raporte të reja hedhin dritë mbi vdekjen e Jayden Adams, ndërsa shkaku mbetet i pakonfirmuar

Vdekja e papritur e futbollistit të Afrikës së Jugut, Jayden Adams, tronditi sot botën e futbollit, ndërsa arsyeja e ndarjes nga jeta të 25-vjeçarit vazhdon të mos konfirmohet zyrtarisht.

Të lidhura

None found

Vetëm pak ditë më parë, Adams ishte pjesë e përfaqësueses së Republikës së Afrikës së Jugut në Kupën e Botës, ku u aktivizua në tre ndeshje të fazës së grupeve, çka e bëri edhe më tronditës lajmin për vdekjen e tij.

Edhe pse ende mungon një version zyrtar për shkakun e vdekjes, kanë nisur të qarkullojnë disa pretendime, ndërsa një media nga Afrika e Jugut raporton se Adams i dha fund jetës së tij.

Sipas portalit Sunday World nga Afrika e Jugut, futbollisti kreu vetëvrasje të shtunën në mëngjes në banesën e tij në Stellenbosch.

I njëjti medium rikujton se dy javë më parë, 25-vjeçari ishte në zi për humbjen e gjyshes së tij 72-vjeçare, Marianne Adams, një ditë para ndeshjes së Bafana Bafana ndaj Republikës Çeke në stadiumin e Atlantës.

Ndërkohë, disa media të tjera kanë përmendur edhe helmimin nga ushqimi si një shkak të mundshëm të vdekjes, por as për këtë nuk ka ende ndonjë konfirmim zyrtar.

Ndërkaq, vdekjen e Adams e ka bërë të ditur edhe Shoqata e Futbollit të Afrikës së Jugut, e cila njëherësh u ka shprehur ngushëllime familjarëve të futbollistit të ndjerë.


matbetultrabetbetsilinomeglematbetjojobetMadridbetJojobetjojobetJojobetjojobetHoliganbetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa haberBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş