Italia ka vendosur të hapë një kapitull të ri pas dështimit për t’u kualifikuar në Botëror, duke iu besuar figurave me përvojë misionin për ta rikthyer 4 herë kampionen e Botës aty ku i takon.
Vendimi tashmë është vulosur, pasi mungonte vetëm miratimi përfundimtar dhe ai ka mbërritur. Paolo Maldini pritet të rikthehet në Itali, konkretisht pranë Federatës italiane të Futbollit, ku do të marrë detyrën e drejtorit teknik.
Të lidhura
None found
Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, legjenda e Milanit ka dhënë pëlqimin për propozimin e presidentit Giovanni Malagos dhe së shpejti do të marrë këtë post të rëndësishëm. Bashkë me të, në strukturat drejtuese të “Azzurrëve” do të afrohet edhe Leonardo, i cili do të ketë rolin e këshilltarit.
