Mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është parashikuar të mbahet të mërkurën, më 15 korrik. Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, ka bërë të ditura disa hollësi të reja, përfshirë edhe mesazhin që kryetarja e re Julia Emiri u ka dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar lidhur me këtë takim.
Sipas njoftimit, mbledhja do të nisë në orën 18:00. Hoxha ka shtuar se pika e parë në rendin e ditës lidhet me zgjedhjen e ekipit që do të asistojë kryetarin e PD-së në drejtimin e partisë.
Të lidhura
None found
Mesazhi i plotë:
Të nderuar zonja dhe zotërinj, anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar! Fillimisht, dua t’ju falënderoj edhe një herë të gjithëve për mbështetjen, si dhe t’ju shpreh mirënjohjen, respektin dhe angazhimin tim të plotë për punën tonë të përbashkët, me urimin që ajo të ecë sa më mirë.
Gjithashtu, ju bëj me dije se ditën e mërkurë, më datë 15 Korrik, në orën 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me këtë rend dite:
1-Zgjedhja e ekipit që do të mbështesë Kryetarin në drejtimin e Partisë; konkretisht: a-)Sekretarit të Përgjithshëm; b-)Nënkryetarëve të PD-së; c-)Sekretariatit të PD-së; d-)Komisionit të Apelimit të PD-së. 2-Të tjera. Ju falemnderit!
