Traktori përfundon jashtë rruge në Pehçevë, humb jetën 66-vjeçari

Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë pasi traktori që drejtonte doli nga rruga në zonën e Pehçevës, njoftoi MPB-ja.

Sipas raportimit në SPB-në e Berovës, aksidenti ndodhi më 21.10.2026, në orën 21:30, në një rrugë të pakategorizuar në vendin e quajtur “Mushkovi Çesmi”. Traktorin me rimorkio dhe targa të Pehçevës e drejtonte M.P., banor i fshatit Crnik, në rajonin e Pehçevës.

Të lidhura

None found

M.P. vdiq në vendngjarje si pasojë e lëndimeve, ndërsa vdekjen e tij e konstatoi një mjek i Shërbimit të Mjekësisë së Shpejtë.

Inspektimin e vendit të ngjarjes e kryen ekipi i SPB-së së Pehçevës dhe prokurori publik. Me urdhër të këtij të fundit, trupi i të ndjerit iu dorëzua SPB-së për autopsi, bëri të ditur MPB-ja./Telegrafi/


Shtuar më 22.10.2026 14:13