Tre ambiente të dyshuara për lojëra fati të paligjshme zbulohen në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim

Policia e Tiranës, ka përmbyllur një tjetër aksion kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Operacioni i koduar “Last Bet”, ka sjellë arrestimin e dy personave, procedimin penal në gjendje të lirë të katër të tjerëve, si edhe shpalljen në kërkim të dy shtetasve.

Kontrollet janë ushtruar në tre ambiente të ndryshme në kryeqytet, në rrugën “Aleks Çaçi”, në Bathore dhe në rrugën “Irfan Tomini”, ku uniformat blu kanë konstatuar hapësira që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati dhe baste të paligjshme.

Të lidhura

None found

Gjatë këtij veprimi janë sekuestruar tre makineta elektronike, një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi dhe pesë celularë, të cilët dyshohet se shërbenin për këtë veprimtari.

Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin G. Zh., 22 vjeç, ndërsa në kërkim u shpallën M. Zh., 50-vjeç dhe A. Zh., 25-vjeç. Ata dyshohet se kishin organizuar lojëra fati në një ambient të marrë me qira në rrugën “Aleks Çaçi”, ku u gjetën dy makineta, një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Në një tjetër rast, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin G. S. (J.), 39-vjeç, pasi në lokalin që administronte në Bathore u gjetën një makinetë dhe një celular, të dyshuara si mjete të përdorura për lojëra fati.

Po ashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori për katër shtetas, S. G., 21-vjeç, O. C., 19-vjeç, R. H., 27-vjeç dhe F. D., 67-vjeç, pasi gjatë kontrollit në një lokal në rrugën “Irfan Tomini” iu zbuluan celularë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e basteve sportive.

Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.


Shtuar 11.07.2026 12:37

matbetjojobetsafirbetCasibom GirişmatbetjojobetJojobetJojobetjojobetJojobetcasibomİmajbetcasibomJojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişJojobetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş