Spanja dhe Belgjika përballen sonte nga ora 21:00 në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8 së finales në Kampionatin Botëror 2026.
Para nisjes së takimit, trajnerët Luis De La Fuente dhe Rudi Garcia kanë bërë publike formacionet zyrtare të të dy përfaqësueseve.
Të lidhura
None found
Vendimi që ka tërhequr më shumë vëmendje te spanjollët është lënia në stol e mesfushorit të Barcelonës, Pedri. Në vend të tij, nga minuta e parë do të luajë Fabian Ruiz.
Sa i përket pjesës tjetër të rreshtimit të Spanjës, nuk ka lëvizje krahasuar me ndeshjen e kaluar ndaj Portugalisë.
Edhe Belgjika nuk paraqet ndryshime të mëdha, ndërsa në formacionin startues janë përfshirë emra si Kevin De Bruyne, Jeremy Doku dhe Leandro Trossard.
Formacionet zyrtare:
Spanjë: Simon; Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurella; Rodri, Ruiz; Yamal, Olmo, Baena; Oyarzabal.
Belgjikë: Courtois; De Cuyper, Mechele, Ngoy, Castagne; Raskin, Tielemans; Doku, De Bruyne, Trossard, De Ketelaere.
