Prokuroria në Shkup kërkon nisjen e procedurës përgatitore ndaj katër të miturve

Departamenti për të Mitur pranë Prokurorisë Themelore Publike në Shkup ka dorëzuar te gjyqtari kompetent për fëmijë një kërkesë për fillimin e procedurës përgatitore ndaj dy vajzave 14-vjeçare, për të cilat ka dyshim të bazuar se kanë kryer veprën që ligjërisht cilësohet si penale “Dhunë”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Të lidhura

None found

Sipas PTHP-së, procedurë përgatitore është kërkuar edhe ndaj një 15-vjeçareje për ndihmë në kryerjen e kësaj vepre, si edhe për “Xhirim të paautorizuar” sipas nenit 152, paragrafi 1 të Kodit Penal. Po ashtu, një kërkesë e tillë është paraqitur edhe për një tjetër të mitur 14-vjeçar për xhirime të paautorizuara.

Në njoftim thuhet se më 30 qershor, vajzat e denoncuara, duke vepruar në grup, ushtruan dhunë të rëndë në një shesh lojërash pas një qendre tregtare në Shkup, duke vënë në rrezik sigurinë e një vajze 12-vjeçare. Në veprime mori pjesë edhe një fëmijë tjetër 13 vjeç, i cili për shkak të moshës nuk mund të mbahet penalisht përgjegjës.

Sipas përshkrimit të rastit, ato e detyruan vajzën të ulej në gjunjë dhe të kërkonte falje, e më pas e goditën me shuplaka dhe e tërhoqën për flokësh. Si pasojë e goditjeve, viktima pësoi lëndime trupore, ndërsa shoqja e saj, që ishte dëshmitare e ngjarjes dhe e pranishme mes publikut, u ndje e pasigurt, e kërcënuar dhe e frikësuar.

Po ashtu, njëri nga djemtë kontribuoi në aktet e dhunës përmes këshillave, udhëzimeve dhe nxitjes për mënyrën se si të kryhej vepra. Ndërkohë, dy djem realizuan pa leje një incizim video të dhunës, pa pëlqimin e viktimës dhe në shkelje të privatësisë së saj. Regjistrimin më pas ua dërguan autorëve.

Prokurori publik i ka propozuar gjykatës që gjatë zhvillimit të procedurës të vendoset edhe një masë paraprake, që ndalon fëmijët në konflikt me ligjin t’i afrohen viktimës ose të krijojnë e mbajnë kontakte dhe marrëdhënie me të, thuhet në njoftimin e PTHP-së./Telegrafi/


Shtuar më 10.07.2026 14:43

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet giriş