KLGJ i mbyll derën për emërimin në Apel, rrëzohet kërkesa e Pamela Qirkos

Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk i ka dhënë miratimin Pamela Qirkos, ish-anëtare dhe ish-kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), e cila kishte kërkuar të bëhej gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

E njohur edhe si motra e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, Qirko ishte një nga 10 juristët e institucioneve të vetingut që kishin paraqitur aplikim për t’u bërë pjesë e gjykatave të Apelit pas përfundimit të mandatit të tyre kushtetues.

Të lidhura

None found

Vendimi u mor në mbledhjen plenare të zhvilluar këtë të premte, ku KLGJ e hodhi poshtë kërkesën e saj, duke mos i hapur rrugën kalimit në shkallën e dytë të gjyqësorit.

Me të njëjtin vendim, këshilli refuzoi edhe aplikimet e 9 kolegëve të saj nga KPK: Suela Zhegu, Firdes Shuli, Alma Faskaj, Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia, duke mbyllur për momentin mundësinë e tyre për t’u emëruar drejtpërdrejt në trupat gjykuese të Apelit. (BalkanWeb)

Njoftimi:

Sot, më datë 10.07.2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor mbajti mbledhjen plenare të radhës, ku mori në shqyrtim çështjet e renditura më poshtë:

Në zbatim të detyrimeve ligjore, Këshilli miratoi raportin e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtares znj. Brunilda Kadi, për vitin 2024.

Gjithashtu, u vendos që të shtyhet shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit z. Adrian Shega për periudhën 2021-2023”.

Këshilli caktoi me short relatorin për procedimin disiplinor nr. 1/2026, i cili është iniciuar ndaj magjistrates znj. Suela Dashi, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Po ashtu, u miratua zgjatja e afatit të qëndrimit të gjyqtarit z. Sokol Ibi në skemën e delegimit.

Më pas, Këshilli dha vendimin për ricaktimin e gjyqtarit të skemës së delegimit z. Sokol Ibi në Gjykatën Administrative të Apelit.

Po në këtë mbledhje, Këshilli rrëzoi kërkesat për caktim si gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për:

znj. Suela Zhegu;znj. Firdes Shuli;znj. Alma Faskaj;znj. Brunilda Bekteshi;znj. Pamela Qirko;z. Olsi Komici;znj. Valbona Sanxhaktari;znj. Xhensila Pine;znj. Etleda Çiftja;z. Roland Ilia.

Pas hedhjes së shortit, Këshilli vendosi edhe zëvendësimin e nëpunëses përgjegjëse për vlerësimin, znj. Merita Karaj, në procedurat e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve.

Ndërkohë, u deklarua e përfunduar pa një vendim përfundimtar procedura e verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidaten për programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2026-2027, profili ndihmës ligjor, znj. Kledjana Llalla.

Këshilli shtyu gjithashtu shqyrtimin e projektvendimit “Mbi rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310, buxheti i gjykatave, në shpenzime korrente, për vitin buxhetor 2026”.

Në fund, u miratuan edhe procesverbalet e mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 29.04.2026 dhe 06.05.2026.


Shtuar 10.07.2026 13:55

grandpashabetjojobetcasibomKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetcasibomHoliganbetcasibomJojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişGalabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş