Pavarësisht optimizmit për të marrë një rezultat të mirë ndaj Astanës në Conference League, Dinamo e mbylli sfidën në disavantazh, duke u mundur me shifrat 0-1.
Golin e vetëm të takimit e realizoi Karimov për miqtë në minutën e 69-të.
Të lidhura
None found
Menjëherë pas këtij rezultati negativ, “blutë” reaguan në rrjetet sociale me mesazhin: “Mbyllet ndeshja në Elbasan. Beteja vazhdon”.
Ndeshja e kthimit e vlefshme për raundin e parë të Conference League do të luhet më 16 korrik, në tokën kazake.
