Vetëm pak ditë pasi ndau me publikun lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël, modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura (Xhuli), ka prekur zemrat e ndjekësve me një postim tejet emocional në rrjetet sociale.
Përmes një videoje të ndarë në InstaStory, ku shihet duke hekurosur me kujdes rrobat e vogla të foshnjave, Xhuli ka shprehur gjithë lumturinë dhe rrugëtimin e gjatë e sfidues që ka kaluar për të mbërritur deri këtu.
“Ëndrra më e madhe nga të gjitha. 20 vite shpresë dhe lutje”, – ka shkruar ajo krahas videos, duke dëshmuar se pritja e këtij momenti ka qenë dëshira e saj më e madhe jetësore.

Të lidhura
None found
