Para nisjes së mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), anëtari i saj Visar Azemi deklaroi se nuk ekziston asnjë shkarkim për kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku.
Të lidhura
None found
Azemi: Nuk ka shkarkim të Abdixhikut e as të askujt
“Nuk ka shkarkim të Abdixhikut e as të askujt. Do të diskutojmë për rezultatin e fundit dhe tema të tjera”, tha shkurt Azemi.
Në të njëjtën kohë, edhe anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, bëri të ditur para mbledhjes se ajo nuk e ka nënshkruar iniciativën për largimin e Lumir Abdixhikut nga drejtimi i partisë.
Ajo sqaroi se në takim do të trajtohen rezultati i zgjedhjeve dhe çështja e formimit të institucioneve, ndërsa la të hapur mundësinë që kjo temë të diskutohet edhe te pika të ndryshme.
Halimi: Nuk e kam nënshkruar
“Nuk e kam nënshkruar. Besoj që përgjegjësia duhet të merret nga të gjitha palët të LDK dhe besoj që nuk është e mjaftueshme vetëm angazhimi i kryetarit të LDK-së. Ne kemi rëndin e ditës dhe do të diskutojmë për çështjen e rezultati të zgjedhjeve gjithsesi edhe për çështje të cilat lidhen në formimin e institucioneve, si dhe natyrisht do të diskutojmë për shumë çështje të tjera për partin. Në rend dite nuk kemi pika e fundit e rendit të ditës është te ndryshme dhe besoj që aty do ta diskutojmë”, tha ajo.
Disa ditë më parë, KosovaPress raportoi se në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për thirrjen e një kuvendi të jashtëzakonshëm të partisë, pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet e fundit.
Sipas burimeve të KosovaPress nga njëra prej degëve të LDK-së dhe nga delegatë që tashmë kanë dhënë nënshkrimet e tyre, numri i nënshkrimeve të mbledhura deri tani është rreth 150, ndërsa dihet se LDK ka gjithsejtë 355 delegatë.
