Eurodeputeti Fredi Beleri tha sot në komitetin parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri se autoritetet në Tiranë po përballen me probleme të rënda lidhur me shtetin e së drejtës.
Sipas tij, shqetësimet më të mëdha shfaqen në drejtësi dhe në mënyrën si zbatohen vendimet e gjykatave.
Të lidhura
None found
Ai u shpreh se “Shqipëri ka çështje penale të hapura në vendet fqinje”.
Gjatë fjalës së tij, Beleri theksoi se, kur miratohen ligje, duhet parë edhe fakti që ekzistojnë probleme të mëdha. Ai tha se ka vështirësi në sektorin e Drejtësisë dhe në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, ndërsa përmendi reformën në drejtësi dhe procesin e vettingut në Shqipëri. Sipas tij, edhe vettingu ka pasur dobësi, pasi gjatë këtij procesi janë përjashtuar disa gjyqtarë. Ai shtoi gjithashtu se ka gjyqtarë të tjerë ndaj të cilëve janë hapur procedura ligjore në shtete të tjera të BE-së, ndërsa ish-Presidenti i vendit, sipas tij, duket se është prekur nga ky proces.
Më tej, ai deklaroi se në Shqipëri, gjatë 12 viteve të fundit, nuk ka pasur asnjë rast të vetëm që të jetë trajtuar apo përfunduar nga Gjykata.
Beleri vijoi duke thënë se “Nuk ka qoftë edhe një rast të vetëm që është trajtuar apo përfunduar nga Gjykata. Kjo është situata gjatë 12 viteve të fundit. Nuk ka vendime të përfunduara nga Gjykata. Ka një organizim kriminal, pra kemi organizata kriminale të përfshira në trafikun e drogës. Kanë përdorur sipërfaqe toke që janë dhënë nga kryeministri. Kështu që si mund të punojmë vërtetë ne kundër krimit të organizuar, me gjithë këto zhvillime. Ne kemi 6 mijë persona që janë në burg. Janë persona që kanë vdekur dhe nuk e dimë ku janë varrosur. Sa i takon ndarjes së pushteteve, nëse nuk ka gjyqësor të pavarur, s’ka shtet të së drejtës dhe as integrim në BE. Disa thonë që Shqipëria është gati për t’u anëtarësuar. Këta persona ose nuk e shohin situatën siç është aktualisht, ose kanë një imazh të gabuar të situatës”, tha ai.
