Mjeku në Gjermani merr burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e 15 pacientëve në tri vite

Një gjykatë në Berlin ka dënuar me burgim të përjetshëm një mjek të kujdesit paliativ në Gjermani, pasi ai u gjet fajtor për vrasjen e 15 pacientëve të tij, në një prej çështjeve më tronditëse të viteve të fundit në vend.

Të lidhura

None found

Sipas vendimit të gjykatës, mjeku 41-vjeçar, i identifikuar vetëm si Johannes M., në përputhje me ligjet gjermane për mbrojtjen e privatësisë, ka vrarë 12 gra dhe 3 burra në periudhën nga shtatori 2021 deri në korrik 2024.

Prokuroria bëri të ditur se viktimat ishin nga 25 deri në 94 vjeç. Ndonëse ata vuanin nga sëmundje të rënda, gjykata arriti në përfundimin se asnjëri nuk ishte në prag të vdekjes.

Hetimi zbuloi se, gjatë vizitave në shtëpitë e pacientëve, mjeku u jepte atyre pa pëlqimin e tyre një përzierje ilaçesh me efekt vdekjeprurës. Në disa raste, ai dyshohet se u vuri flakën banesave të viktimave për të mbuluar gjurmët e krimit.

Një nga rastet më të rënda, sipas prokurorisë, ndodhi në korrik të vitit 2024, pak para arrestimit të tij. Atë ditë, ai dyshohet se vrau dy pacientë: fillimisht një 75-vjeçar në banesën e tij në qendër të Berlinit dhe, disa orë më pas, një 76-vjeçare në një lagje fqinje. Pas vrasjes së dytë, ai tentoi t’i vinte zjarrin shtëpisë së viktimës, por nuk ia doli.

Për pjesën më të madhe të gjyqit, i cili zgjati rreth një vit, mjeku nuk bëri asnjë deklaratë. Vetëm muajin e kaluar ai pranoi se kishte vrarë 12 pacientë, duke thënë se kishte menduar se po u jepte fund vuajtjeve të tyre.

“Gjatë gjithë kohës mendoja se kjo ishte zgjidhja më e mirë për të gjithë,” tha ai në gjykatë, ndërsa kërkoi edhe falje për dhimbjen që kishte shkaktuar.

Megjithatë, autoritetet dyshojnë se numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë. Prokuroria po heton edhe 76 raste të tjera të dyshuara që mund të kenë lidhje me të njëjtin mjek.

Nëse këto dyshime konfirmohen, mediat gjermane raportojnë se ky mund të jetë një nga rastet më të mëdha të vrasjeve seriale në historinë e Gjermanisë.

Në procesin gjyqësor dëshmuan edhe familjarët e viktimave. Nëna e pacientes më të re, një 25-vjeçare që humbi jetën në vitin 2021, tha mes lotësh se vajza e saj nuk kishte shprehur kurrë dëshirën për të vdekur.

Po ashtu, djali i një 72-vjeçareje deklaroi se nëna e tij kishte planifikuar të kalonte pushimet pranë Detit Baltik me motrën e saj. “Nëna ime donte të jetonte,” tha ai.

Përveç dënimit me burgim të përjetshëm, gjykata urdhëroi që mjeku të qëndrojë në paraburgim të posaçëm edhe pas përfundimit të dënimit, pasi u vlerësua si një rrezik i vazhdueshëm për shoqërinë. Atij iu ndalua gjithashtu përgjithmonë ushtrimi i profesionit të mjekut.


Shtuar 8.07.2026 17:27

jojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetkingroyalKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoCoinbarcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibombetciobetcio girişjojobetGalabet