Samiti i Ankarasë vijoi në ditën e tij të dytë me ceremoninë e pritjes zyrtare për udhëheqësit e vendeve anëtare të Aleancës, të cilët realizuan edhe fotografitë tradicionale përkrah Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe Presidentit të Turqisë.
Të lidhura
None found
Disa prej momenteve më të veçanta të kësaj ceremonie janë përzgjedhur dhe publikuar nga The Guardian.

Gazeta britanike ka ndalur vëmendjen edhe te paraqitja e kryeministrit Edi Rama, i cili edhe kësaj here u shfaq me atletet e bardha, në vend të këpucëve të zeza.

“Në lajmet e modës së samitit të NATO-s, kryeministri shqiptar Edi Rama është shfaqur me atletet e tij karakteristike ngjyrë të bardhë borë”, shkruan Guardian.
Po ashtu, media britanike i kushton vëmendje edhe aksesorit të Presidentit francez Emmanuel Macron, konkretisht syzeve të tij.


“Nuk pati ndonjë zhvillim të rëndësishëm gjatë mbërritjeve, por vlen të përmendet se presidenti francez, Emmanuel Macron, është rikthyer të mbajë syzet e tij karakteristike aviator, madje edhe në ambiente të mbyllura. Kur u shfaq për herë të parë me to në World Economic Forum Annual Meeting në fillim të këtij viti, u tha se arsyeja ishte një enë gjaku e çarë në sy. Pamja e tij tërhoqi shumë vëmendje dhe solli një valë porosish të reja për prodhuesit e syzeve që ai mban. Ai ka rreth një javë që i mban sërish. A mund të jetë rikthyer problemi me syrin?”, pyet The Guardian.

