Cakolli shpjegon afatet kushtetuese: Si ecën konstituimi i Kuvendit dhe rruga drejt Qeverisë së re

Pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, duke nisur nga nesër fillojnë afatet kushtetuese për ngritjen e institucioneve të reja, ka bërë të ditur Eugen Cakolli nga KDI.

Të lidhura

None found

Ai ka sqaruar se periudha 30-ditore për mbajtjen dhe përmbylljen me sukses të seancës konstituive të Kuvendit nis më 9 korrik dhe mbaron më 7 gusht 2026. Sipas tij, këtë seancë duhet ta thërrasë Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së Presidentes.

Cakolli ka theksuar se, nëse kjo nuk ndodh brenda afatit të përcaktuar, Kuvendi mblidhet vetë në ditën e tridhjetë.

Para mbajtjes së seancës konstituive, Albulena Haxhiu, në cilësinë e Kryetares së legjislaturës paraprake, duhet të ftojë mbledhjen përgatitore me kryetarët e 15 subjekteve politike që kanë siguruar ulëse në Kuvend. Kjo mbledhje duhet të mbahet jo më vonë se pesë ditë përpara seancës dhe ka për qëllim përgatitjen e rendit të ditës, si dhe përcaktimin e ulëseve të deputetëve në sallë sipas subjekteve politike.

Deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, seanca konstituive do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari nga LVV, me ndihmën e deputetes më të re, Fatma Taçi nga KDTP.

Sipas tij, rrjedha e punës në këtë seancë është tashmë e përcaktuar. Fillimisht krijohet Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve dhe raporti i tij miratohet me shumicë votash. Më pas deputetët bëjnë betimin, vijon votimi për Kryetarin e Kuvendit dhe në fund zgjidhen nënkryetarët.

Cakolli ka bërë të ditur se propozimi për Kryetarin e Kuvendit i takon LVV-së, si subjekti më i madh parlamentar, ndërsa zgjedhja bëhet me së paku 61 vota. Në rast se i njëjti kandidat dështon të sigurojë votat pas tri tentimeve, atëherë duhet të propozohet një emër tjetër. Ai ka sqaruar po ashtu se votimi për Kryetarin duhet të jetë i hapur, përveç rasteve kur ekziston konsensus për ndryshimin e mënyrës së votimit.

Pas zgjedhjes së Kryetarit, Kuvendi vijon me përzgjedhjen e pesë nënkryetarëve. Tre prej tyre propozohen nga tri subjektet më të mëdha parlamentare, LVV, PDK dhe LDK. Një nënkryetar propozohet nga deputetët e komunitetit serb, përkatësisht nga LS, ndërsa një tjetër nga deputetët e komuniteteve të tjera jo-shumicë. Të gjithë duhet të marrin së paku 61 vota. Parimisht, nënkryetarët duhet të votohen në pako. Të paktën tre nënkryetarët e propozuar nga subjektet më të mëdha parlamentare mund të hidhen në votim së bashku, ndërsa dy nënkryetarët nga komunitetet jo-shumicë në një votim të veçantë.

Ai ka nënvizuar se Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të jenë zgjedhur si Kryetari, ashtu edhe të pesë nënkryetarët.

Sipas Cakollit, vetëm pasi të përfundojë plotësisht konstituimi i Kuvendit, hapen dy procese të ndara kushtetuese: ai për formimin e Qeverisë dhe ai për zgjedhjen e Presidentit.

Ai ka theksuar se këto dy procedura nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën dhe se as Kushtetuta, as aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk e kushtëzojnë krijimin e Qeverisë me zgjedhjen paraprake të Presidentit.


Shtuar 8.07.2026 11:23

jojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetganobetnorabahisKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibom girişcasibombetistbetciobetcio girişjojobetPusulabet