Pas barazimit 1 – 1 të Elbasanit ndaj BATE Borisov në raundin e parë të Conference League, trajneri i verdhebluve Ivan Gvozdenovic dha prononcimin e tij për mediat.
Të lidhura
None found


“Nuk duhet të harrojmë se çfarë rivali është BATE Borisov. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, ndërsa edhe pjesa e dytë ishte e mirë. Ne ishim më pranë fitores për shkak të rasteve që krijuam para portës. Gjithçka mbeti e hapur dhe ky nuk është një rezultat i keq.

Tani na pret një tjetër ndeshje në transfertë. Çdo gjë do të mbetet e hapur deri në përballjen e dytë. Është 50-50. Ne kemi të njëjtën cilësi si BATE.

Ata kanë avantazhin sepse janë duke luajtur në kampionat. Jam i kënaqur me afrimet e reja. U larguan 12 lojtarë dhe kjo nuk është pak. Megjithatë, kemi afruar të tjerë, 6 lojtar me shumë cilësi. E gjitha lidhet me kohën, pra me mënyrën se sa arrijmë të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin”.
