AMP godet një aktivitet të dyshuar të paligjshëm bastesh sportive pranë Fushë-Krujës, sekuestrohen pajisje elektronike

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP, ka ndërmarrë këtë të martë operacionin me emrin e koduar “Basti i Fundit”, me synim goditjen e një veprimtarie të dyshuar të paligjshme në fushën e lojërave të fatit dhe basteve sportive.

Kontrollet janë kryer në ambientet e një bar-kafeje në pronësi të shtetasit me iniciale A.S., në zonën e njohur si “Tregu Fshatar”, pranë Fushë-Krujës, pas informacioneve të siguruara nga strukturat e Inteligjencës Operative të AMP-së, sipas njoftimit zyrtar.

Të lidhura

None found

Gjatë ndërhyrjes, efektivët kanë sekuestruar katër pajisje elektronike kompjuterike, katër monitorë, si edhe pajisje serverike dhe elemente të tjera teknologjike, që dyshohet se përdoreshin për organizimin dhe zhvillimin e paligjshëm të basteve sportive.

Sipas AMP-së, po vijojnë veprimet e para hetimore dhe procedurale për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e dyshuar, për të identifikuar personat e përfshirë, si dhe për të verifikuar çdo rast të mundshëm favorizimi, mosveprimi apo përfshirjeje të punonjësve të Policisë së Shtetit ose të subjekteve të tjera që mbikëqyren prej saj.

Hetimet kanë nisur për të zbardhur në tërësi veprimtarinë e dyshuar të paligjshme, për të përcaktuar përgjegjësitë individuale dhe për të vënë para ligjit çdo person që rezulton i përfshirë.

Në reagimin e saj, AMP nënvizon sërish angazhimin për të evidentuar, parandaluar dhe goditur çdo veprimtari të paligjshme që mbështetet ose favorizohet nga punonjës të strukturave nën mbikëqyrjen e saj, duke garantuar hetime të paanshme dhe në përputhje me ligjin.


Shtuar 7.07.2026 17:44

jojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetholiganbetnorabahisKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoRoketbetcasibomJojobetmeritkingjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibom girişcasibombetistbetciobetcio girişjojobetRoketbet