Vala e të nxehtit gjatë verës mund të sjellë probleme të ndryshme shëndetësore, dhe një prej tyre është goditja nga i nxehti. Sipas mjekëve të urgjencës polivalente në QSUT, deri tani nuk janë regjistruar raste, por kjo gjendje është shfaqur në verat e tjera. Ndërkohë, meqë numri i urgjencave ditore ka kaluar mbi 400, pjesa më e madhe e pacientëve janë persona me sëmundje kronike.
Specialistët e Shëndetit Publik u bëjnë thirrje të gjithëve të tregojnë kujdes, ndërsa vëmendje edhe më e madhe duhet të kenë të moshuarit, të sëmurët kronikë, gratë shtatëzëna dhe fëmijët nën 5 vjeç.
Të lidhura
None found
