Ferencvarosh ka fituar ndeshjen e parë kundër Zalgiris me shifrat 2-0. Goli i parë erdhi nga këmbët e Myrto Uzunit, i cili kishte mundësinë që në fund ta mbyllte ndeshjen me rezultatin 3-0.
Një prej mbrojtësave kundërshtarë prek topin me dorë në zonë në minutën e 90‘, duke shmangur mundësinë që sulmuesi beratas të binte në kontakt me sferën.
Gjyqtari akordon menjëherë penallti dhe pranë topin shkon Uzuni. Por lojtari i Kombëtares kuqezi gabon në ekzekutimin e 11 metërshit, teksa portieri i Zalgiris arrin ta presë gjuajtjen e tij. Kjo ka lënë të pakënaqur Uzunin, i cili vë duart në kokë dhe nuk i beson syve për rastin e humbur.