KFOR njoftoi sot se ushtarë italianë dhe bullgarë, të angazhuar në Komandën Rajonale-Perëndim (RC-W), morën pjesë në një stërvitje me qitje të vërteta në poligonin ushtarak afër Kampit “Villaggio Italia” në Pejë.
Të lidhura
None found
Sipas KFOR-it, në këtë aktivitet u përfshi personel nga vende të ndryshme, me qëllim që të inkurajohej shkëmbimi i përvojave profesionale dhe praktikave më të mira, si dhe të forcohej ndërveprimi mes njësive pjesëmarrëse.
Në njoftim theksohet se përmes ushtrimeve të tilla, personeli i KFOR-it mban të lartë gatishmërinë operacionale dhe vetëdijen për situatën, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm për garantimin e një ambienti të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës.
KFOR-i bëri të ditur gjithashtu se vijon të zbatojë mandatin e tij, të mbështetur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Në njoftim thuhet po ashtu se KFOR-i bashkërendon nga afër veprimet me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), sipas roleve të tyre përkatëse si reagues të sigurisë.
