Në Klinikën Infektive në Shkup konfirmohen laboratorikisht dy raste me ethet e Nilit Perëndimor

Dy raste me ethet e Nilit Perëndimor janë vërtetuar me analiza laboratorike në Klinikën universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, bëri të ditur drejtori i Klinikës, Fadil Cana.

Të lidhura

None found

Sipas tij, të dy pacientët janë të shtruar në spital, po mbahen nën vëzhgim të pandërprerë nga mjekët dhe po marrin trajtim në përputhje me rekomandimet bashkëkohore mjekësore.

“Gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet me kujdes”, informoi Cana.

Kjo sëmundje virale përhapet përmes pickimit nga mushkonja e infektuar. Në shumicën e rasteve, personat e prekur nuk shfaqin simptoma ose kalojnë një formë të lehtë klinike, por te një pjesë e vogël e pacientëve, sidomos te të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar, mund të paraqiten ndërlikime më të rënda neurologjike.

Nga Klinika universitare për sëmundje infektive u bëjnë thirrje qytetarëve që të zbatojnë vazhdimisht masat për mbrojtje personale nga pickimet e mushkonjave, si përdorimi i repelentëve, veshja e rrobave dhe pantallonave me mëngë të gjata gjatë qëndrimit jashtë, vendosja e rrjetave mbrojtëse në dritare dhe eliminimi i ujit të ndenjur në mjedis, ku shumohen mushkonjat.

Në këtë fazë nuk ka vend për panik, por kërkohet kujdes i shtuar, veçanërisht gjatë verës, kur aktiviteti i mushkonjave arrin nivele më të larta.

Qytetarët që pas pickimit të mushkonjës kanë temperaturë të lartë, dhimbje të forta koke, ngurtësim të qafës, vetëdije të dëmtuar ose simptoma të tjera neurologjike, duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.

Klinika thekson se mbetet në koordinim të vazhdueshëm me institucionet kompetente shëndetësore dhe po e ndjek nga afër situatën epidemiologjike. Sipas raporteve më të fundit evropiane në dispozicion, këtë sezon në rajon tashmë janë regjistruar raste të etheve të Nilit Perëndimor, çka nënvizon rëndësinë e diagnostikimit në kohë, mbikëqyrjes dhe masave parandaluese.


Shtuar 4.07.2026 15:24

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkMilanobetHoliganbetJojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikbetosferKickmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetKavbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetist