Rreth 10 minuta pas mesnatës, në SPB të Kratovës është denoncuar një aksident i ndodhur në rrugën kryesore pranë fshatit Stracin, në Kratovë, ku një veturë pasagjerësh “Opel Astra” me targa të Kriva Pallankës, që drejtohej nga N.S. (28) nga Kriva Palanka, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur mbrojtës betoni.
Të lidhura
None found
Sipas informacioneve të Ministrisë së Brendshme, N.S. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja është konstatuar nga një mjek i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa këqyrjen e ka kryer ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme në Kratovë.
