Osmani në urimin për 4 Korrikun: Amerika na doli në krah me veprime, edhe Kosova duhet të përgjigjet me vendosmëri

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka përcjellë urimin e saj për Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Të lidhura

None found

Për këtë përvjetor, ajo ka rikthyer një pjesë nga fjalimi që kishte mbajtur vitin e kaluar në nder të kësaj feste.

“Amerika nuk na shpëtoi jetën nëpërmjet frazave boshe, ligjëratave historike apo debateve të kota, por me veprim e vendosmëri”, tha Osmani.

“Kur disa hezitonin e fshiheshin prapa fjalimeve, Amerika veproi. Kur disa fshiheshin prapa interpretimeve të ligjeve, Amerika veproi. Kur disa thirreshin në miqësi historike me Serbinë, Amerika veproi”.

Osmani u shpreh se liria e Kosovës mban gjurmë amerikane në çdo hap, nga jetët e shpëtuara deri te ngritja e institucioneve.

“Kur disa i frikësoheshin kostos politike, Amerika veproi mbi parime, mbi vlera njerëzore dhe u shndërrua, për të satën herë me radhë, në kompasin moral të të gjithë njerëzimit”.

“Për të qenë pranë nesh, Amerika veproi me avionë, me helikopterë, me bomba ndaj armiqve tanë, e me djemtë e vajzat amerikane që rrezikuan jetën e tyre në mënyrë që të shpëtohej jeta jonë. Amerika veproi me fonde, me resurse humane, me ekspertizë, me gjithçka, që ne sot të jemi ky shtet që jemi: i lirë, i pavarur, sovran, demokratik”.

“Liria jonë ka gjurmë amerikane kudo. Në jetët e shpëtuara, në institucionet e ndërtuara, në çdo rresht të Deklaratës së Pavarësisë, në çdo njohje të kësaj pavarësie, në çdo sukses e në çdo të arritur”.

Sipas Osmanit, 17 Shkurti i Kosovës dhe 4 Korriku i ShBA-së bartin të njëjtin kuptim, pasi të dyja përfaqësojnë lirinë e ndërtuar mbi sakrificë dhe aleanca.

“Prandaj, kur Amerika kërkon veprim nga Kosova, ne duhet të përgjigjemi njësoj siç na u përgjigj ajo kur na duhej më së shumti: me veprim, me vendosmëri, me përkrahje, me miqësi. Sepse miku i mirë dihet në ditë të vështira”.

“Si 17 Shkurti, ashtu edhe 4 Korriku simbolizojnë të njëjtën gjë: lirinë”.

“Një liri e ndërtuar mbi sakrificë e aleanca. Një aleancë që do të rrojë po aq sa shteti i Kosovës: përgjithmonë!”


Shtuar 4.07.2026 13:42

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkMilanobetHoliganbetJojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikbetosferKickmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetKavbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetist