Mickoski: Autostrada Ohër–Kërçovë po afrohet drejt përmbylljes së punimeve

Kryeministri Hristijan Mickoski bëri të ditur se në Maqedoni po përshpejtohen punimet për ndërtimin e autostradës Ohër–Kërçovë.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se projekti tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare dhe se ecuria e punimeve po zhvillohet me dinamikë shumë të mirë.

Në një postim në Facebook, Mickoski u shpreh se, sipas tij, po marrin zgjidhje një e nga një problemet e trashëguara, ndërsa më i madhi prej tyre ka qenë ai i rrëshqitjeve të dheut dhe pjerrësive.

Ai njoftoi gjithashtu se galeria e parë, nga gjithsej 14 të tilla, është përfunduar plotësisht dhe tashmë është asfaltuar, duke e cilësuar si një vepër të mirëfilltë inxhinierike që ka kërkuar zgjidhje të avancuara ndërtimore, sidomos për shkak të terrenit të vështirë malor përgjatë të cilit shtrihet trasa e autostradës.

Kryeministri shtoi se me intensitet të lartë po punohet edhe në tunele, ku aktivitetet ndërtimore ndodhen po ashtu në fazën përfundimtare.


Shtuar 4.07.2026 13:01

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkMilanobetHoliganbetJojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikbetosferKickmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetKavbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom