Me fitoren ndaj Kepit të Gjelbër, një prej skuadrave surprizë të këtij turneu, Argjentina siguroi kalimin në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës.
Për argjentinasit shënuan Lionel Messi dhe Lisandro Martinez, ndërsa një autogol i Diney Borges kontribuoi gjithashtu në suksesin e tyre. Në anën tjetër, për Kepin të Gjelbër realizuan Deroy Duarte dhe Sidny Lopes Cabral.
Të lidhura
None found
Një nga episodet më mbresëlënëse të ndeshjes erdhi te goli i dytë i Kepit të Gjelbër. Në minutën e 103-të, me Argjentinën në avantazh 2-1, topi shkoi te mbrojtësi i majtë Sidny Lopes Cabral në krahun e majtë të fushës.
Ai depërtoi drejt mesit me të djathtën dhe goditi në mënyrë të shkëlqyer, duke e çuar topin në cepin e sipërm të portës së Emiliano Martinez. Ky realizim solli barazimin 2-2 dhe riktheu shpresat e Kepit të Gjelbër për një tjetër befasi të madhe.
Sidny Lopes Cabral është 23 vjeç dhe ka lindur në Roterdam të Holandës.
Gjatë kësaj vere, ai u transferua te Trabzonspori nga Benfica, në një marrëveshje me vlerë 7 milionë euro.
Me kombëtaren e Kepit të Gjelbër, Cabral numëron 14 paraqitje, ndërsa goli kundër Argjentinës ishte i treti i tij me fanellën e përfaqësueses.
