Qendra për Menaxhim me Kriza bën të ditur se deri në orën 18:00, në territorin e vendit janë regjistruar gjashtë zjarre në sipërfaqe të hapura. Sipas njoftimit, pesë prej tyre janë shuar tërësisht, ndërsa një mbetet ende aktiv.
Të lidhura
None found
Zjarri që vazhdon të jetë aktiv është në hapësirën e komunave Çeshinovo-Obleshevë dhe Probishtip, konkretisht në zonat e fshatrave Novoselani dhe Lepopelci, si edhe Buçishte dhe Neokazi. Në këtë rajon po digjen bimësi e ulët dhe pyje të degraduara me kërcell të ulët.
Ndërkaq, pesë vatra zjarri janë vënë nën kontroll dhe janë shuar. Katër prej tyre kanë qenë në territorin e Komunës së Shtipit, përkatësisht pranë fshatrave Çardaklija dhe Star Karaorman, në lokacionin “Isar”, si dhe mes Qumështores së Shtipit dhe fabrikës së tekstilit “Albatros”, ku përfshiheshin nga flakët bimësi e ulët, drithëra dhe kashtë.
Gjithashtu është shuar edhe zjarri në pronën e “Zhito Pollog” në Komunën e Tetovës, ku po ashtu digjej bimësi e ulët.
