Jashari i pranishëm në ceremoninë e ndërrimit të komandës së USAREUR-AF

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF), e organizuar me ftesë të Komandantit Suprem të Forcave Aleate në Evropë (SACEUR) dhe njëkohësisht Komandant i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM), gjeneralit Alexus G. Grynkewich.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të FSK-së, në këtë ceremoni u realizua dorëzimi i detyrës nga gjenerali Christopher T. Donahue.

Gjatë aktivitetit, Jashari shprehu mirënjohjen e tij për udhëheqjen dhe kontributin e Donahue, duke vënë në pah mbështetjen e vazhdueshme që ai ka ofruar për zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së dhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy forcave.

Nga ana tjetër, Donahue e falënderoi komandantin e FSK-së për pjesëmarrjen në ceremoni, si edhe për bashkëpunimin e afërt gjatë mandatit të tij. Ai theksoi zgjerimin e aktiviteteve të përbashkëta, përfshirë trajnimet dhe ushtrimet, që kanë ndikuar në rritjen e ndërveprueshmërisë dhe partneritetit ndërmjet FSK-së dhe ushtrisë amerikane.

Në kuadër të ceremonisë, Jashari zhvilloi gjithashtu takime me homologë nga vendet partnere të NATO-s, si dhe me zëvendëskomandantin dhe ushtruesin e detyrës së komandantit të USAREUR-AF, gjeneralmajor Christopher Norrie. Gjatë këtyre takimeve, palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe shtimin e aktiviteteve të përbashkëta.

FSK njoftoi se në fund të ceremonisë u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për thellimin e partneritetit strategjik mes FSK-së dhe USAREUR-AF, me qëllim avancimin e kapaciteteve mbrojtëse, forcimin e sigurisë dhe ruajtjen e stabilitetit e paqes në Kosovë dhe rajon.


Shtuar 3.07.2026 09:29

betparkbetpark girişbetpark girişbetparken çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet guncel girişcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetbetparkjojobetcratosroyalbetroyalbetjasminbetjasminbetmeritkingKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişmarsbahisholiganbetBetpasjojobetjojobetimajbetcasibomjojobet girişcasibomJojobetmarsbahisbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş