Makina përfundon në kanal në aksin Levan-Tepelenë, në spital dërgohen çifti dhe fëmija i mitur

Një ngjarje e rëndë rrugore u regjistrua pasditen e kësaj të diele në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Buzmadh.

Të dhënat paraprake tregojnë se një automjet “Volkswagen Touran”, ku udhëtonin drejtuesi, një grua dhe një i mitur, ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga.

Të lidhura

None found

Si pasojë, tre personat që ndodheshin në mjet pësuan lëndime dhe u nisën me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier. Sipas burimeve spitalore, gruaja dhe i mituri janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi ndodhet ende në sallën e operacionit në gjendje të rëndë, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin ku ndodhi aksidenti kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Po ashtu, po punohet edhe për kthimin në normalitet të qarkullimit në këtë segment rrugor.


Shtuar 2.07.2026 19:59

jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobet