MPB bëri të ditur se është ndaluar një 61-vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet për sulm ndaj një nëpunësi policor.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit, Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Makedonski Brod ka paraqitur kallëzim penal ndaj V.P. (61) nga Shkupi, për shkak të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave në fushën e sigurisë”.
Nga MPB thonë se më 12.06.2026, në Stacionin Policor në Makedonski Brod, i denoncuari ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor, i cili ishte duke kryer detyra zyrtare.

